S'është kurrë vonë për palestër! Gra dhe vajza tregojnë rutinën e shëndetshme ditore dhe përfitimet që marrin nga aktiviteti fizik pavarësisht moshës...
Me kameran e “Rreze Dielli” kemi shkuar një pasdite të zakonshme në një nga palestrat e Tiranës ku takojmë instruktoren Erilanda Bakalli dhe tre zonja të profesioneve të ndryshme Lavdie Zagori, Enkeleda Bifsha, Sonila Papathimiu të cilat na tregojnë sesi aktiviteti fizik është kthyer tashmë në një stil jetese për to duke treguar dhe benefitet e shumta që marrin nga ky aktivitet.