Shëndetlie (Tradita Shqiptare) nga zonja Vjollca

27 Nëntor 2020, 10:51

Shëndetlie

Përbërësit:

4 vezë dhe 1 të verdhë veze

1 filxhan çaji sheqer ( 150 gr)

1 filxhan çaji gjalp I tretur ( 150 gr)

1 filxhan çaji mjalt

200 gr arra të coptuara

1/2  lugë çaji sodë buke

1 lugë çaji pluhur pjekës

5 filxhn çaji miell

Shërbeti

1 kg sheqer

750 ml ujë të ftohtë

2-3 feta limon

Përgatitja:

Fillimisht në një tenxhere vendosim përbërësit e shërbetit, sheqer, ujë, feta limoni I vendosim në zjarr në temperaturë mesatare I lëmë deri sa shërbeti të filloj zierjen, nga momenti I parë I zierjes e lëmë vetëm 5-7 minuta dhe e largojmë tenxheren nga zjarri, shërbeti është gati. Në një tas të mëadh rrahim fillmisht vezët, sheqerin dhe I rrahim së bashku deri sa vezët fillojnë të zbardhen dhe rrisin volumin, gjalpin e tretur , vazhdojmë përzierjen, mjalt. Përziejmë miellin pak nga pak duke e trazuar me lugë druri në fund shtojmë anët e copëtuar I përziejmë dhe shtrojmë brumin e shëndetlisë në një tavë 20-30 minuta, të lyer me gjalp. E nivelojmë mirë dhe vendosim tepsinë ën furrën e parangrohur në temperaturë 180-190 gradë celsisus për 35-49 minuta. Pasi e nxjerrim nga furra e lëmë të bjeri pak temperaturë sat ë vaket dhe e presim, shtojëm shërbetin e ngrohtë dhe e lëmë sa shërbeti të përthithet komplet nga baza.