Shija e një lazanje në tigan nga zonja Vjollca

17 Shkurt 2021, 10:41

Shija e një lazanje në tigan

Përbërësit:

300 gr mish të grirë

pak vaj ulliri

1 qepë

4 thelpi hudhër

kripë dhe piper të zi

1 kuti domate në copa

1 tufë majdanoz

600 ml ujë I valuar

200 gr peta lazanje

2 lugë gjelle krem pana dhe 50 gr djath i verdhë ( alternative)

Përgatitja:

Në një tigan ngrohim vajin dhe kaurdisim mishin e grirë deri sa të ndërrojë ngjyrë shtojmë qepën në kubikë dhe vazhdojmë kaurdisjen deri sa mishi dhe qepa të zverdhen. Shtojmë huhdrat të grria hollë, kripë dhe piper të zi, domatet në kuti të grria ( ose në stinën e verës të freskëta) dhe I kaurdisim për 5 minuta shtojmë 1 tufë majdanoz të grirë e përziejmë dhe shtojmë ujin e valuar, e lëmë të ziejë 10 minuta e më pas shtojmë petët e lazanjës të copëtuaara I përziejmë vendosim kapakun dhe I lëmë të ziejnë për 10-12 minuta. Shtojmënë fund 2 lugë gjelle krem pana dhe pak djath të verdhë e lëmë deri sa shkrin dhe e shërbejmë.