Në rubrikën "Parashikimi i yjeve" në emisionin "Rreze Dielli", astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim javor të detajuar për 12 shenjat zodiakale për periudhën 16-22 tetor 2023.
Sipas astrologut Jorgo Pulla është një javë me të mirat dhe vështirësitë e veta. Java fillon me Hënën në Akrep në një vend që është skeptik me punën, në lidhje me vendime që do të merrni sesa siguri do të kenë për të ardhmen në atë që ne kërkojmë dhe duam. Duket se ka një ndikim shumë të madh sidomos për shenjën e Akrepit pasi kanë dhe një çështje të rëndësishme për të zgjidhur, për të cilën kanë një mundësi ditën e hënë, e cila është favorite në zgjidhjen e konflikteve apo problematikave. Gjithashtu është një ditë e mirë për shit-blerje. Ndërsa dita e Mërkurë do të jetë një ditë për bisedime ku do të keni mundësi të shprehni ato që vërtetë mendoni, por kujdes shmangni dhe qëndroni larg debateve. Është një kohë shumë e përshtatshme në zhvillime të reja në anën ekonomike financiare. Në datën 20 tetor, ditën e premte kemi një ndikim shumë të mirë sa i përket anës emocionale, pa harruar të kërkojmë ndihmën e llogjikës. Lidhja Diell- Mërkur në Peshore pritet të nxjerr në pah çështje të marrëdhënieve dhe të partneriteteve. Dita sjell shumë beteja, por interesante. Ndërsa ditën e shtunë kemi një katërkëndësh planetar ku disa prapaskena, vështirësi apo ndryshime mund t'ju trazojnë pak. Qëndroni larg debateve, larg çështjeve që sjellin probleme! Ndërsa dita e diel do t'ju falë qetësi shpirtërore.