Shokuese/ Dhunoi vajzën dhe ra në burg, e mitura: ’Më ka marri malli për babanë’

21 Prill 2022, 18:04

Një tjetër telefonatë urgjente mbërriti në redaksinë e emisionit “Pa Gjurmë”. Këtë herë udhëtuam në periferi të Tiranës, në zonën e Yrshekut, pasi një 41-vjeçare nga Kukësi, kërkoi ndihmën e programit. Valbona Mane denoncon dhunën që bashkëshorti ka ushtruar mbi të dhe mbi fëmijët e tyre. Edhe pse Çlirimtar Mane ndodhet pas hekurave i dënuar me 2 vite heqje lirie me akuzën për “dhunë në familje” 41-vjeçarja ndjehet ende e kërcënuar.Kjo martesë me shkuesi solli telashe për Valbonën, tek e cila dhuna nisi para 15 vitesh, kur ajo solli në jetë vajzën e parë. Futja në burg e të birit nga nusja e shtëpisë ka shqetësuar jo pak dhe nënën e tij, të cilën e gjetëm të bërë sa një grusht duke qarë në pragun e shtëpisë. Për konfliktet mes ciftit e moshuara i bën fajtor të dy, ndërsa nuk i mban lotët kur mendon për fatin e nipërve dhe mbesave te saj.Valbona nuk i pranon akuzat e vjehrrës, madje pretendon se është ajo që i ka hedhur edhe më shumë benzin zjarrit. Nëna me 5 fëmijët e mitur aktualisht banon në shtëpinë e kunatit të saj, i cili i ka kërkuar që të lë banesën, duke hapur kështu edhe një proces gjyqësor. Kjo ka bërë që konfliktet të marrin përmasa ndryshe edhe mes anëtarëve të tjerë të familjes. Për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike dhe pa mbështetje Valbona bën apel për ndihmë, pasi ajo dhe fëmijët mbeten në qiell të hapur.Ata numërojnë me frikë ditët, kur kryefamiljari do të lë qelinë, pasi nuk mund ta parashikojnë dot se cilat do të jenë pasojat, për shkak të kërcënimeve që ai bën edhe pas hekurave.