Shokuese/ Incest në Elbasan, 15 vjeçarja: Më përdhunoi xhaxhai e babai e fali

28 Maj 2019, 22:37

Pjesa e trete e Pa Gjurme dt 28 Maj  Pa Gjurme-Shokuese/ Incest ne Elbasan, 15 vjecarja: Me perdhunoi xhaxhai e babai e fali Në muajin maj të vitit 2006 ajo jetonte në një fshat të Elbasanit, pasi kishte mbaruar shkollën 8-vjecare. Vajza e cila kërkon të ruajë anonimatin kërkon të rrefejë këtë dramë të jetës së saj pasi është në kërkim të fëmijës që lindi. 
Ishtë afro 15 vjece në atë kohë kur shkoi dhe atë ditë sic do herë tjetër tek shtëpia e gjyshit të saj, aty ku jetonte dhe xhaxhai.
Sapo hyri Brenda u përplas me shikimin dyshyes të xhaxhait të saj, pa e menduar kurrë se cfarë fshihej pas atij shikimi tinzar dhe dashakeqës.
Në pak minutat e tmerrit për adoleshteten ndodhi ajo që nuk pritej. Ajo përplaset me dhunë dhe përdhunohet. 
Më pas vjen kërcënimi i xhaxhait ndaj mbesës:
“Nëse i thua gjë familjes unë do te vras e do ta hedh trupin”. 
Kur familja mblidhej ajo shkonte me frikë te shtëpia e gjyshërve, për shkak të kërcënimeve të xhaxhait dhe se ndoshta mund të përsëriteshin përsëri minutat e tmerrit. 
Xhaxhai shkonte e vinte në atë kohë në Greqia, për të shuar edhe cdo dyshim në një kohë kur mbesës së tij po I dukej edhe më shumë shtatzania.
Nëna e kupton vajzën dhe lindin dyshimet për shtatzaninë e saj. Vajza pas vizitës tek mjeku rezulton shtatzanë. 
Këmbënguljes së nënës për të mësuar se cili ishte babi I fëmijës vajza nuk iu përgjigj që prej fillimit.
Situata ishte dramatike kur lajmin e mësoi edhe babai, ndërsa vajza tenton vetëvrasjen.
Dhunë psikologjike nga babai dhe presioni për treguar të vërtetën e mbylli vajzën në vetvete derisa erdhi në jetë vajza  më 26 janar të vitit 2007.
Një fëmijë që erdhi nga një përdhunim ishte i destinuar të braktisej për shkak të rrethanave.
Historinë e vertetë të saj, vajza ua tha prindërve pasi lindi foshnjën. 
Pas shokimit që pësoi babai i vajzës denoncon të vëllanë në polici për përdhunimin.