Shpëtim Idrizi në ‘Kontrast’: Heqja e ligjit të luftës me Greqinë nuk është çështje vetëm e PDIU! Kërkesat tona për reformën territoriale

4 Korrik 2022, 20:51

Për kryetarin e PDIU, Shpëtim Idrizin, heqja e ligjit të luftës nga pala greke është një iluzion i kotë. Për ‘Kontrast’ në Report TV, ai deklaroi se forca politike që ai drejton është e fokusuar tek ribërja e reformës territoriale. Idrizi tha se nëse do të kishte interesa, PDIU nuk do të fokusohej tek ‘territorialja’, por tek ‘zgjedhorja’.