Shpëtoni zemrën tuaj nga sëmundjet! Ylli Merja: Ja perimet, frutat dhe bimët që shërojnë zemrën

3 Korrik 2023, 12:26

Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja folëm për shëndetin e zemrës, një nga organet më të rëndësishme të trupit tonë. Me ardhjen e stinës së verës personat që vuajnë nga sëmundjet e zemrës duhet të tregojnë kujdes të shtuar pasi temperaturat e larta ndikojnë shumë në gjendjen e tyre shëndetësore. 

Shkaktarët nxitës të sëmundjeve të zemrës, shprehet Merja – ndodhen pikërisht në tryezën tonë, pasi: konsumi i produkteve shtazore me tepricë rrit kolesterolin, toksinat bakteriale që ndodhen tek mishi dhe ushqimet e përpunuara ngurtësojnë muret e zemrës dhe arterieve, niveli i lartë i sheqerit në gjak lodh zemrën, pirja e duhanit trash gjakun e ngurtëson arteriet, mos tretja e mirë e ushqimeve, kapsllëku. Gjithashtu ankthi dhe stresi mund të shkaktojnë atak kardiak, shprehet Merja. Ndërsa ndjenjat e forta shkaktojnë rritje të pulsit të zemrës.

Për të mbajtur në kontroll të gjitha problematikat e zemrës, Ylli Merja rekomandon perimet dhe frutat më të mira në këtë drejtim si dhe një sërë bimësh medicinale.