Shqeto Përmeti nga zonja Albana / Ja receta origjinale e nënave tona

11 Nëntor, 11:02 | Përditesimi: 11 Nëntor, 11:02

Shqeto Përmeti

Përbërësit:

  • 4-5 racione mish qengji ose viçi
  • 1 lugë gjelle gjalpë
  • 2 lugë gjelle miell
  • 1 gotë qumësht ose kos
  • 1 e verdhë veze
  • Lëng limoni sipas dëshirës
  • Majdanoz i freskët
  • Kripë, piper i zi

Përgatitja:

Presim mishin në racione, shtojmë pak kripë dhe e vendosim të ziejë në zjarr të ngadaltë. Ndërkohë në një tigan, kaurdisim gjalpin me miellin derisa të marrë një ngjyrë të lehtë. E shuajmë masën me pak nga lëngu i mishit duke e trazuar mirë që të mos formohen kokrriza. Shtojmë qumështin ose kosin, rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe bashkojmë mishin me lëngun. I lëmë të ziejnë së bashku për disa minuta. Ndërkohë rrahim të verdhën e vezës me pak lëng limoni dhe e shtojmë në fund fare. E shërbejmë të ngrohtë, spërkatur me majdanoz të freskët dhe disa copa gjalpë të shkrira sipër.

MC/Shqiptarja.com