Shqipëria në Evropë? Shqiptarët janë evropianë! E ftuar Mimi Kodheli

24 Qershor 2022, 21:10

“Ballkani duhet të jetë pjesë e BE për arsye gjeopolitike dhe nëse dikush në BE s’e ka kuptuar këtë, atëherë ky është një problem”. Kështu u shpreh në emisionin ‘Kontrast’ kryetarja e Komisionit të Jashtëm Parlamentar, Mimi Kodheli. Ajo shtoi se BE duhet ta pranojë Shqipërinë në familjen europiane për të njëjtat arsye sikurse u anëtarësuam edhe në NATO.