‘Shqipëria turistike’/ Plazh buzë lumit, atraksion i ri në Ulëz të Matit

22 Korrik 2022, 20:14

Rreth 70 kilometra nga Tirana ndodhet Ulza e Matit, një ndër atraksionet turistike që po tërheq vizitorë nga e gjithë Shqipëria por dhe turistë të huaj. Teksa pret të shijosh gatimet e shijshme të zonës, mund të bësh plazh në liqenin e Shkopetit me varkë apo skaf.