Shqiptari në Athinë: Ishim të informuar të mos lëviznim! E pafalshme, jemi nënvlerësues të situatave

15 Gusht 2020, 10:33 | Përditesimi i fundit: 2020-08-15 17:14:54

Një shqiptar nga Athina u bë pjesë e emisionit të mëngjesit “Shtypi i ditës dhe Ju” dhe deklaroi se të gjithë emigrantët në Greqi ishin informuar të mos niseshin masivisht në Shqipëri në këtë situatë të pandemisë sepse do kishte kufizim të punës në kufi. Sipas tij pala greke ka fajin e saj edhe ajo shqiptare pjesën e saj të përgjegjësisë, por edhe shqiptarët vetë, sic jam unë tha ai, jemi nënvlerësues të këtyre situatave dhe bëjmë me kokën tonë. Ndaj bëri thirrje që të jenë më të kujdesshëm dhe respektues ndaj informacioneve që të shmangen përballje të tilla aspak të denja dhe shumë torturuese për shqiptarët, duke patur parasysh që jemi në një kohë të pazakontë me pandeminë.