Në skype nga Kosova me skulptorin dhe artistin Gëzim Muriqi.
Shtatorja e Skënderbeut së shpejti në një nga qytetet e mëdha të Zvicrës. Skulptori Gëzim Muriqi nga Kosova i dha jetë veprës së njohur, e cila pason edhe punime të tjera të njohura të vendosura në sheshet publike të qyteteve mbarë shqiptare.
Sipas skulptorit, kjo vepër gjigande e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, ka qenë kërkesa e një bashkëkombasi tonë, i cili jeton prej vitesh në Zvicër dhe e donte këtë skulpturë si shenjë falenderimi për shtetin zvicerian për mikëpritjen që i ka bërë shqiptarëve ndër vite.