Si e priti 19 vjeçarja shtatzaninë e nënës së saj, rrëfimi emocionues nënë e bijë në “Rreze Dielli”

6 Janar 2023, 14:10

Blerina Hamzollari në profesion gazetare dhe vajza e saj Elisa Taho ishin të ftuara në emisonin “Rreze Dielli” ku treguan historinë e tyre. Si e priti Elisa, një vajzë 19-vjeçare lajmin se do të bëhej me vëlla në këtë moshë?

Vëllain unë e kam pritur shumë mirë, sa herë që vij në Shqipëri jam gjithë ditën me atë, me zor pres kur ai vjen nga çerdhja, jam tër pasditen me të duke lozuar, është shumë fëmijë i dashur. Edhe kur jam në Itali, kur marr mamin në telefon, gjëja e parë që I them është më nxirr Kevin në telefon. Momentin e parë kur e mora vesh e mbaj mend. Kam qenë e gëzuar dhe I thash mamit që dua të jetë djalë sepse doja që të isha akoma vajzë e vetme siç kam qenë gjithmonë.