Si të pastrojmë kistet në vezore përmes balancimit hormonal me bimë mjekësore

10 Korrik 2023, 13:06

Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report Tv me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja folëm për kistet në vezore dhe trajtimin alternativ përmes bimëve mjekësore. 

Sot një pjesë e madhe e femrave vuan nga kjo problematikë. Po çfarë janë kistet në vezore dhe nga se shkaktohen ato?  Vezoret janë pjesë e sistemit riprodhues të femrës. Ato janë të vendosura në pjesën e poshtme të barkut në të dy anët e mitrës. Gratë kanë dy vezore që prodhojnë vezë, si dhe hormonet estrogjen dhe progesterone. Ndonjëherë, një qese e mbushur me lëng e quajtur çist zhvillohet në një nga vezoret. Shumë gra zhvillojnë të paktën një çist gjatë jetës së tyre. Në përgjithësi, ato shpesh nuk krijojnë shqetësime të mëdha dhe si pasojë mund të mos shfaqin simptoma të dukshme, por tek disa gra, luhatjet hormonale mund të shkaktojnë dhimbje të konsiderueshme.

Zbulimi i kisteve në vezore është i rëndësishëm për nisjen e trajtimit të tyre, pasi sipas specialistit të mjekësisë bimore Ylli Merja, ka shumë bimë të cilat ndihmojnë në balancimin hormonal dhe në pastrimin e kisteve. Merja rekomandoi një sërë bimësh mjekësore të cilat vajzat dhe gratë mund t’i pijnë gjatë ditës në formë çaji.