Këshilla si të patrojmë thjesht dhe në mënyrë perfekte shtëpinë dhe çdo ambjent tjetër. Me kameran e ‘Rreze Dielli’ kemi shkuar në Al Pastrim, ku takojmë sipërmarrësin Rigers Rusi, i cili është mjaft i njohur në rrjetet sociale me këshillat që ndan falas për pastrimin. Është shumë e domosdoshme për të marrë këshillat e duhura, Rigersi na tregon se ku gabojnë pjesa më e madhe e zonjave dhe si duhet ndarë pastrimi i shtëpisë me kategori për t'a bërë punën më shpejt, më mirë dhe më cilësisht. Gabimi i parë sipas tij është larja me ujë të bollshëm, por kjo dhe shumë të tjera... Tregojmë dhe cila është mënyra e duhur e fshirjes, për të marrë të gjitha papastërtitë, dhe e larjes së dyshemesë, pllaka apo parket.
Gjithashtu japim këshilla si të pastrojmë tualetin që ai të jetë super i pastër, të mos ketë baktere në të dhe mbi të gjitha si të shpëtojmë dyert e tualetit sepse gjithmonë pjesa më e madhe bën një gabim, cili është ky gabim na e tregon Rigersi.