Si të ringrihemi, si të forcojmë shëndetin mendor, por dhe financat tona / Motivuesi Tony Selimi

5 Qershor, 12:47 | Përditesimi: 5 Qershor, 12:47

Nga një histori e vështirë emigrimi dhe sfidash personale, abuzimi seksual në fëmijëri, bullizmi dhe sot te skenat ndërkombëtare të motivimit dhe zhvillimit personal. Toni Selimi, një djalë nga Gostivari që u ngrit nga sfidat e jetës për t’u bërë një nga zërat më të fuqishëm globalë në transformimin njerëzor dhe inteligjencën artificiale. Nga Londra në Times Square, nga TEDx në Kombet e Bashkuara, nga librat bestseller te CEO-t, yjet e Hollyvudit, sipërmarrës, avokat, politikan, mjek, dhe Individët me Pasuri Ultra të Lartë Neto që kanë krijuar mbi një miliard paund në vlerë duke u trajnuar nga ai dhe përdorur metodën e tij 12 Step Business Accelerator Method™, Tony ka dhënë mbi 29,000 orë konsulta dhe prekur mbi 170 milionë njerëz me punën e tij.

MC/Shqiptarja.com