Si të shpëtojmë nga aroma e keqe e gojës? E ftuar stomatologia Lori Sinanaj

26 Dhjetor 2019, 14:03

Era e keqe e gojës është një problem që e vuajnë më shumë se 30% e njerëzve dhe ka një sërë shkaqesh që e sjellin atë.

E ftuar në “Rreze Dielli”, stomatologia Lorena Duri ka shpjeguar mekanizmin e prodhimit të erës së keqe të gojës, duke thënë se ka një sërë shkaktarësh që lidhen me ushqimet, sëmundjet nga të cilat mund të vuajë një person, por thekson se shkaku kryesor është higjiena e gojës.

Në gojë ndodh një reaksion kimik që çon në prodhimin e keqe të gojës. Shkaktarë ose fajtorë të këtij problemi janë disa baktere të cilat janë të lokalizuara në gojë, te gjuha dhe kanë sigurim ushqimi disa produkte të veçanta me bazë proteinike dhe sheqerore. Rezultati final, një produkt gazor çon në erën e keqe të gojës. Higjiena e përditshme e gojës është faktori kryesor që ka të bëjë me këtë problem. Një higjienë e mirë eleminon erën e keqe të gojës. Është e domosdoshme të respektohet larja e dhëmbëve 2 herë në ditë dhe të përdoret filli dentar.”shprehet stomatologia. 

Lorena Duri shton se nëse era e keqe e gojës nuk eleminohet duke patur kujdes në higjienën e përditshme të gojës, është e nevojshme të bëhet kontrolli te mjeku, pasi shkaku i erës së keqe të gojës mund të jetë një sëmundje e organizmit.