’Sistemi i të qënuarit i Sokratit’’ , teknika e cila na ndihmon për të realizuar gjithçka në jetë

30 Korrik 2020, 14:30

Në një intervistë në Rreze Dielli ishte e ftuar Life Coach Alla Simacheva, e cila është me origjinë nga Rusia, por prej vitesh jeton në Shqipëri. Ajo tregoi për energjitë personale që ndodhen brenda gjithësecilit prej nesh, mirëpo shpesh herë nuk jemi të vetdijshme për to, për më tepër ka disa hajdutë të energjisë sonë dhe ndonjëherë mund të jemi ‘hajdutët’e vetvetes.

Njëra nga këto janë edhe punët e papërfunduara për të cilat ajo shprehet kështu:

‘’ Nuk duhet të planifikojmë më shumë sec mund të realizojmë sepse brenda ditës ngarkojmë veten më shumë sec duhet edhe duam ta përfundojmë të gjithën, dhe këtë të gjithë e kanë të pamundur. Sygjerimi ose praktika e time managnement e cila përdor unë personalisht dhe rekomandoj edhe klientëve të mi është të vendosim për një javë, unë nunk planifikoj vetëm ditën, por edhe javën sepse 24 orë në ditë duket shumë pak ndërkohë në javë e kemi 168 orë dhe një veprim që ne e bëjmë për shembull një orë në javë është goxha shumë nëqoftëse e llogarisim pastaj në këndvështrimin e muajit, vitit pra është një veprim që ne bëjmë. këtu hyjnë hobit psh. edhe hobi është një ndër burimet e enrgjisë ekologjike dicka që na sjell shumë energji pozitive. E mira ëhstë të bëjmë një plan për javën dhe do të shkruajmë në listë të gjtiha detyrat për ta realizuar. Pastaj do ta ndajmë fletën në katër pjesë dhe do të ndajmë të gjitha detyrat sipas kategorisë të cilat janë sipas urgjencës së tyre dhe rëndësisë së tyre. Në rradhë të parë do të realizojmë gjërat që jane edhe urgjente edhe të rëndësishme pastaj gjërat janë të rëndsishme por nuk janë urgjente atyre do ti caktojmë afatet të sakta kur do të jetë e mira për ne për ti përfunduar’’ shprehet ajo për të mësuar se sit ë arrijmë të rregullojmë rutinën tonë në mënyrë që të arrijmë të mbarojmë punët në kohë dhe kështu të mos na mbeten punë të papërfunduara.

Ndërsa tregoi edhe për një teknikë të quajtur ‘’ Sistemi i të qenurit i Sokratit’’:

‘’ Një instrument shumë I bukur të Life Coaching sepse do të thotë që për të pasur dicka për të realizuar dicka në jetë ne duhet ta kemi ose duhet ta mësojmë ose zotësojmë disa zotësi dhe për të pasur ato zotësi ne duhet ta kemi një lloj gjendje ose disa karakteristika të personalitetit, do të thotë që që gjithcka mund të ndryshojë vetëm nëse kemi dëshirë dhe kjo teknikë është realisht shumë e thjeshtë por sic kemi biseduar më përpara gjërat e thjeshta dhe gjërat e vogla na nënvlersojnë sepse duket sikur për ta ndryshuar mënyrën e të menduarit duhet të bëjmë gjëra të vështira. Jo realisht kemi që nga fëmijëria disa ‘ viruse’ në mendjen tonë dhe për të zbutur pak dhe për të zëvendësuar programet të cilët I kemi me virus me ato të cilët funksionojnë mirë, fillimisht duhet të fillojmë me veprime shumë të thjeshta. Dhe si realizohet kjo teknikë? Gjërat shumë teknike të life coaching bëhen me shkrim dore ose nëqoftëse është klienti vet coach klienti mund të flasë dhe coach do të shënojë por është shumë e rëndësishme që ta fiksojë në letër ose në një dokument. Dhe e nisim nga fundi I procesit për ta pasur dicka psh. është më e thjeshtë kur mund të flasim me gjërat që mund të masim psh. për të pasur x të ardhurash në muaj duhet të bëjmë disa veprime të cilat janë: ndoshta duhet të shtojmë një freelance bashkë me punën që bëjmë dhe cfarë mund të bëjmë tjetër. Pyetjet janë për klientin, ne kemi besim ose më shumë në fakt ashtu funksion, që të gjitha përgjigjet ndodhen në mendjen e personit, por thjesht për shkak të rutinës, ne nuk arrijmë dot dhe unë nuk mund të jem coach I vetes, që të largohem nga rutina e zakonshme dhe ta hap pak vizionit tim personal. Ne fokusohemi tek të njëjtat përgjigje por në momentin kur kemi një person para I cili do të jetë si pasqyrë e jonë, arrijmë të gjejmë të gjitha idetë nga më të bukura në mendjen tonë. Pra nuk janë këshillat, një coach punon me pyetjet e hapura, që nuk mund ti përgjigjemi as po as jo, gjithmonë do të fillojmë të prodhojmë ide dhe idetë që vijnë pas 15 minutëshit të parë janë ato më të bukurat’’ shprehet life coaching Alla Simacheva.