Vezoret policistike, trajtimi natyral nga Altin Joka

8 Janar, 13:38

Me nutricionistin dhe ekspertin e mjekësisë holistike Altin Joka ndalemi në një nga problemet më të mëdha që sot gjithnjë e më shumë po hasin vajzat dhe gratë, vezoret policistike (PCOS).  Cilat janë shkaqet kryesore të kësaj problematike shëndetësore? Cilat janë simptomat më të zakonshme që gratë duhet t’i vërejnë? Si ndikon PCOS në fertilitetin dhe shëndetin hormonal të vajzave dhe grave? A janë vezoret policistike të trashëguara gjenetikisht? A shfaq PCOS diabet ose sëmundje kardiovaskulare? Si ndikon ndryshimi i stilit të jetesës, ushqimi dhe ushtrimet fizike, në përmirësimin e gjendjes? Çfarë roli luan stresi dhe shëndeti mendor në përkeqësimin ose menaxhimin e kësaj problematike? Si ndikon konsumimi i produkteve të qumështit apo glutenit te gratë me PCOS? Cilat janë ushqimet që ndihmojnë në balancimin e hormoneve? Përgjigjet e të gjitha këtyre pyetjeve, si dhe shumë këshilla efikase, i marrin në studion e “Rreze Dielli” nga Altin Joka.