Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 8 Janar 2025 – Receta/ Rikthimi në formë pas festave / Vezoret policistike

8 Janar, 15:29

Zonja Albana solli tre receta tepër të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Tavë me makarona elb me qofte dhe salcë të kuqe / Sallatë me thjerrëza / Turshi me speca të mbushur me lakër.

Me nutricionistin e njohur Altin Joka, japim disa këshilla pas festave, si të rikthejmë trupin në balancë. Të gjithë pas këtyre ditëve bollëku fillojmë të ndihemi në faj, pasi kemi ngrënë më tepër, kemi marrë më shumë kalori, e kemi tepruar me alkoolin, me mishin, me yndyrnat, me sallatat e rënda dhe menjëherë drejtohemi tek dietat, apo detoksit të organizmit, i cili në një farë mënyre është çekuilibruar disi. Çfarë këshillon Joka, nga t'ia nisim? Si të rikthejmë trupin në balancë pas festave, çfarë ndodh me organizmin kur teprohet me ushqime dhe sheqerna? Cilat janë shenjat e mbingarkesës në sistemin tretës dhe energjik? Si të pastrojmë trupin nga toksinat? Cilat ushqime ndihmojnë rigjenerimin? Sa i rëndësishëm dhe si të mbajmë një stil jetese të ekuilibruar gjatë gjithë vitit. Këto dhe të tjera i diskutojmë në studion e “Rreze Dielli” me nutricionistin dhe ekspertin e mjekësisë holistike Altin Joka.

Me nutricionistin dhe ekspertin e mjekësisë holistike Altin Joka ndalemi në një nga problemet më të mëdha që sot gjithnjë e më shumë po hasin vajzat dhe gratë, vezoret policistike (PCOS). Cilat janë shkaqet kryesore të kësaj problematike shëndetësore? Cilat janë simptomat më të zakonshme që gratë duhet t’i vërejnë? Si ndikon PCOS në fertilitetin dhe shëndetin hormonal të vajzave dhe grave? A janë vezoret policistike të trashëguara gjenetikisht? A shfaq PCOS diabet ose sëmundje kardiovaskulare? Si ndikon ndryshimi i stilit të jetesës, ushqimi dhe ushtrimet fizike, në përmirësimin e gjendjes? Çfarë roli luan stresi dhe shëndeti mendor në përkeqësimin ose menaxhimin e kësaj problematike? Si ndikon konsumimi i produkteve të qumështit apo glutenit te gratë me PCOS? Cilat janë ushqimet që ndihmojnë në balancimin e hormoneve? Përgjigjet e të gjitha këtyre pyetjeve, si dhe shumë këshilla efikase, i marrin në studion e “Rreze Dielli” nga Altin Joka.