Problemet e shtyllës kurrizore janë nga më të shumtat. Sëmundja e Skoliozës është një prej tyre, simptomat e të cilës shfaqen që në fëmijëri.
Qershori është muaji ndërgjegjësues për ekzaminimin e hershëm të skoliozës, ndaj mjekët bëjnë thirrje për kontrolle mjekësore të fëmijëve. Sipas tyre çantat e rënda të shkollës, qëndrimi jo i drejtë në banka, qëndrimi i gjatë në telefon dhe mungesa e aktiviteteve fizike, janë ndër shkaqet kryesore pse një pjesë e madhe e fëmijëve po vuajnë nga deformimet e shtyllës kurrizore. 8- 13 vjeç është grupmosha kur shfaqet më së shumti skolioza, që vazhdon të rritet deri në moshën 20-22 vjeç, kur trajtimi bëhet më i vështirë.
Në studion e “Rreze Dielli”, fizioterapistja Ledina Nikolla tregon disa nga shenjat apo simptomat e para që shfaqin fëmijët, dhe si prindërit mund të bëjnë kontrollin dhe ekzaminimin e parë vetë në shtëpi, në mënyrë për t’a kapur në kohë dhe për të parandaluar deformimin e mëtejshëm të shtyllës kurrizore. Gjithashtu specialistja në studio dha dhe disa këshilla për fëmijët, për mënyrën e duhur të posturës dhe qëndrimit ulur në bankat e shkollës por dhe në shtëpi.