Sot 79 vjet nga çlirimi i Tiranës nga pushtuesit nazistë! Veliaj: Nderojmë heronjtë që luftuan për lirinë e qytetit

17 Nëntor 2023, 16:50

Dita e sotme shënon 79-vjetorin e çlirimit të Tiranës nga pushtuesit nazistë, gjatë luftës së dytë botërore. Festimet janë shtrirë në disa shkolla dhe ambiente publike në kryeqytet, por nuk kanë munguar dhe nostalgjikët e diktaturës komuniste të cilët festuan me fotografi të diktatorit Enver Hoxha.