Spiropali në ‘Kontrast’: Si u zgjodh Bajram Begaj mes 26 emrave! Meta do të shohë modelin e Presidentit që s’u bë dot kurrë

13 Qershor 2022, 18:59

Ajo që e dallon Partinë Socialiste është fakti se ajo nuk negocion në kurriz të interesit  kombëtar. Kështu u shpreh sot në emisionin ‘Kontrast’ ministrja e Shtetit, Elisa Spiropali. Ajo tha në panelin me gazetarët Lorenc Vangjeli e Denis Minga se PS do të preferonte një opozitë të fortë përballë dhe që nuk punon kundër vendit.