Sqarohet tentativa e 'rrëmbimit' në Elbasan, zbardhet dëshmia e taksistit: Ishte keqkuptim...

18 Shtator 2019, 17:34 | Përditesimi: 21 Shtator 2019, 11:20

ELBASAN-24 orë pas ngjarjes, sqarohet ajo që u raportua fillimisht si tentativë rrëmbimi në qendër të qytetit. Një taksist mbrëmjen e djeshme u shoqërua nga policia, pas denoncimit se tentoi që të rrëmbente një 15-vjeçar. Sami Meta 55-vjeç u shoqërua me akuzën e tentativës së rrëmbimit, por mohoi akuzat.

Taksisti mbrëmë e pa djalin në trotuar dhe i kërkoi që ta hipi në taksi duke i thënë se do ta çonte në shtëpi. Djali refuzoi duke mos e njohur taksistin dhe i bëri një foto makinës dhe më pas ia nisi babit të tij. Pas kësaj familjarët e fëmijës bënë denoncimin dhe policia ndërhyri duke kapur në flagrancë taksistin.

r.k./Shqiptarja.com