Supë me perime dhe hikërr nga zonja Vjollca

20 Maj 2020, 10:43

Supë me perime dhe hikërr

Përbërësit:

1 filxhan çaji hikërr

2 filxhan çaji ujë të nxehtë

4 qepë të njoma

1 karrotë

1 patate

1 filxhan çaji bizele

1 kungull i njomë

1 filxhan kafe pure domate

1 domate

1 litër lëng perimesh

Vaj ulliri

Kripë dhe piper i zi

150 gr djathë i bardhë

Përgatitja:

Shpëlajmë mirë hikrrën dhe e vendosim të ziejë  në një enë ku kemi valuar 2 filxhanë ujë, e ulim temperaturën nën mesatare dhe e lëmë të ziejë deri sat ë përthithë ujin. Në një tenxhere ngrohim vajindhe qepën enjomë e kaurdisim sat ë ulë volumin, shtojmë karrotën në kubikë, pataten në kubikë vazhdojmë përzierjen, kungujt në kubikë I përziejmë dhe shtojmë puren e domates, krip, piper të zi, dhe domaten e lëmë të ziejë 5 minuta, shtojmë lëngun e perimeve, vendosim kapakun dhe e lëmë përsëri  të ziejë  për 10 minuta. Shtojmë hikrrën e përziejmë dhe e lëmë të ziejë edhe 5 minuta të tjera . Servirim supen duke shtuar pak djathë të bardhë të thërrmuar dhe 1 lugë çaj vaj ulliri në pjatë.