Supë me peshk dhe fidhe nga zonja Vjollca

5 Shkurt 2021, 10:47

Supë me peshk dhe fidhe

Përbërësit:

500 gr peshk mix

1 qepë e vogël e thatë

2 thelpi hudhër

2 lugë gjelle vaj ulliri

1 lugë gjelle gjalp

2 karrota mesatare

1 degë selino

1/2 gotë verë

1/2 lëng limoni

1 filxhan kafeje fidhe

dafinë ( 1 gjethe)

kripë dhe piper të zi

Majdanoz

Përgatitja:

Pastrojmë peshkun e presim në copa dhe e vendosim atë në një tenxhere në të 1.5 litër ujë dhe disa kokrra piper të zi, ½ degë selino dhe ½ lëng limoni dhe 1/2  gotë verë të bardhë. E lëmë peshkun të ziejë për 10-15 minuta e më pas e largojmë nga tenxherja e lënë të ftohet dhe e pastrojmë nga halat dhe tulin e peshkut e ruajmë mënjënanë e kalojmë lëngun e peshkut në sitë dhe vazhdojmë. Në një tenxhere shkrijmë gjalpin, vaj dhe kaurdisim qepën të grirë shumë hollë. Shtojmë në tenxhere karrotat në kubikë të vegjël dhe 2 lugë gjelle selino në kubikë dhe shtojmë 1 thelpi hudhër të grirë imët. Shtojmë lëngun e peshkut, piper të zi dhe fidhet dhe I lëmë të ziejnë për 10-13 minuta. Ndërkohë 5 minuta e fundit shtojmë dhe copat e peshkut , pak majdanoz dhe e shërbejmë të ngrohtë.