Supë me presh, oriz dhe ullinj nga zonja Albana

12 Maj 2022, 11:15

Supë me presh, oriz dhe ullinj

Përbërësit:

2-3 presh

3 lgj vaj ulliri

70 gr oriz

200 ml lëng lakre turshi

10-15 ullinj

2 vezë

Piper i kuq

Kripë, piper i zi

Bimë aromatike

Përgatitja:

Preshin e prerë hollë e kaurdisim me vaj dhe pak ujë që të zbutet sa më mirë. Më pas shtojmë piperin e kuq dhe pasi preshi të jetë zbutur shtojmë lëngun e lakrës turshi dhe sapo të marrë valë shtojmë orizin dhe pas 2-3 minutave ullinjtë e përvluar më parë. Rrahim vezët me pak kripë dhe i shtojmë në tenxhere duke i trazuar që të mos priten. E rregullojmë në fund shijen e supës me kripë, piper dhe koper.