Supë me thjerrza dhe spinaq nga zonja Vjollca

24 Shtator 2020, 10:43 | Përditesimi i fundit: 2020-09-29 11:28:31

Supë me thjerrza dhe spinaq

1 qepë

2 karrota

2 degë selino

2 thelpinj hudhër

1 gjethe dafinë

Rigon dhe borzilok ( i thatë)

350 gr domate

200 gr thjerrza

1.2 litër lëng perime ose ujë

300 gr spinaq

2 lugë gjelle uthull

pak vaj ulliri

kripë dhe piper të zi

Përgatitja:

Vendosim thjerrëzat ne ujë për të zbutur ose I japim nje valë nnë temperaturë mesatare. I kullojmë dhe i lëmë mënjane. Në një tenxhere kaurdisim qepën të prerë në kubikë. Pasi qepa të jetë zverdhur pak shtojmë njëherësh karrotën të prerë në kubikë po ashtu dhe selinon I kaurdisim sëbashku me qepën për 2-3 minuta. Shtojmë hudhrat dhe erzat dhe sa ti japim nje perzierje menjehere shtojme domatet te qeruara dhe te prera ne kubike si dhe thjerrzat, lengun e perimeve. Rregullojme temperature të jete mesatare dhe I leme te ziejne per 20 minuta shtpjme spinaqin e leme 2-3 minuta ujin dhe 2 lugë gjelle uthull rregullojme shijen me kripë dhe piper të zi dhe servirim supën të ngrohtë me bukë të thekur.