Sytë paralajmërojnë disa sëmundje, ja si t’i dalloni përmes shenjave

23 Tetor, 12:32 | Përditesimi: 23 Tetor, 12:32

Shikimi është një nga shqisat më të rëndësishme, por shpesh priremi ta marrim si të mirëqenë, derisa shfaqen shqetësimet e para. Sytë tanë mund të na japin sinjale të rëndësishme për shëndetin, ndaj njohja e shenjave paralajmëruese dhe kontrollet e rregullta janë thelbësore, si për fëmijët, ashtu edhe për të rriturit. Në një kohë kur ekranet janë bërë pjesë e pandashme e përditshmërisë, sidomos për fëmijët, lindin shumë pyetje: Sa ndikojnë telefonat në shikim? Kur duhet të shqetësohen prindërit? Çfarë duhet të dimë për miopinë, përdorimin e syzeve dhe syrin dembel? Dhe a mund të na tregojnë sytë diçka më shumë për shëndetin tonë të përgjithshëm? Për t’u dhënë përgjigje këtyre pyetjeve dhe për të kuptuar se cilat shenja nuk duhet t’i neglizhojmë, flasim në studion e Rreze Dielli me okulisten Matina Çobo.

MC/Shqiptarja.com