Tava e Elbasanit nga zonja Albana

19 Maj 2022, 11:23

Tava e elbasanit

Përbërësit:

1 kg mish qingji ose dashi

1 ½ litër kos

400 ml buljon

3 vezë

3 lgj miell

1 lgj gjalpë

Kripë

Përgatitja:

Mishin e dashit ose të qingjit e presim në thela dhe e ziejmë ose e pjekim. Përziejmë vezët me miellin, më pas shtojmë buljonin, pak kripë dhe kosin. E trazojmë në zjarr derisa masa të fillojë të trashet. Në një tavë vendosim racionet e mishit, shtojmë masën e kosit dhe e vendosim tavën në furrë në 200 gradë Celsius për 20 minuta.