Tavë me bishtaja në furrë zonja Albana

4 Korrik 2022, 12:05

Tavë me bishtaja në furrë

Përbërësit:

  • 1 kg bishtaja
  • 1 qepë
  • 2 thelpinj hudhër
  • 2 domate
  • Salcë domate
  • Vaj ulliri
  • Majdanoz
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Marrim një tavë, bishtatajt e pastruara më parë  i shtrojmë  në mënyrë rrethore në mes të tavës që e kemi lënë bosh. Më pas  shtojmë qepën e grirë, domatet përsiper,  që i kemi prerë kubikë, sikurse  dhe salcë me domate që e mbulojmë të gjithë sipërfaqen e bishtajave, bëjmë spërkatjen me kripë, piper, majdanoz e vendosim në furrë në 180 gradë për rreth 1 orë. Nëse e gatuajmë në tigan është  enjëjta procedurë thjesht zierja është me e shpejtë.