Tavë me fileto pule, kërpudha dhe pure patate nga zonja Vjollca

16 Qershor 2020, 10:10

Tavë me fileto pule, kërpudha dhe pure patate

Përbërësit:

500 gr patate

500 gr fileto pule

300 gr kërpudha ( champignon)

1 qepë

1 lugë gjelle miell

kripë dhe piper të zi

400 ml qumësht

150 gr djath pice

pak vaj ulliri

pak piper djegës i copëtuar

Përgatitja:

Së pari, lajmë patatet dhe I vendosim për të zjerë të plota për 25-30 minuta. Presim fileton e pulës në kubikë mesatar dhe me pak vaj I skuqim për 10-15 minuta dhe I largojmë nga tigani. Në po atë tigan kaurdisim kërpudhat dhe më pas qepën të grirë hollë për 10-15 minuta. Shtojmë tek qepa dhe kërpudhat, 8 lugë gjelle miell, kripë dhe piper të zi e përziejmë miellin për 1 minutë dhe shtojmë në tigan kubikët e filetos së pulës, I trazojmë dhe I shuajmë me qumësht e lëmë të marrë valë dhe e largojmë nga zjarri. Në një tavë qeramike shtojmë si bazë të gjithë cka gatuam në tigan e nivelojmë dhe e mbulojmë komplet sipërfaqen me djath pice të grirë trashë. Mbi djathë grijmë në rende nga ana më e trashë patatet e zjera dhe përsëri mbulojmë komplet sipërfaqen e tavës mbi djathë e spërkasim me pak kripë dhe spec pikant në copëza. Vendosim tavën në furrë në temperaturë 180 gradë Celsius për 30 minuta. Pasi e nxjerrim nga furra e lëmë të bjerë temperatura dhe e servirim si pastiçe të shoqëruar me sallatë.