Tavë me kunguj, oriz dhe kopër nga zonja Albana

20 Maj 2022, 11:52

Tavë me kunguj, oriz dhe kopër

Përbërësit:

3 kunguj të njomë

1 qepë të thatë

3-4 bishta qepësh të njoma

2 tufë kopër

1 tufë majdanoz

1 e ½ fç oriz

1 fç ujë

2 fç qumësht

2-3 vezë

2 lgj gjalpë

2 lgj vaj ulliri

Kripe, piper, arrë moskat

Djathë kaçkavall të grirë

Përgatitja:

Fillimisht kaurdisim me pak vaj ulliri vaj dhe gjalpë qepën e thatë për 2-3 minuta. Më pas shtojmë dhe bishtat e qepëve të njoma, kungujt të prerë në feta dhe vazhdojmë kaurdisjen. Gjatë kaurdisjes shtojmë kripë, piper, erëzat dhe orizin e zier më parë. Të gjithë gatimin e vendosim në një tavë. Rrahim vezët së bashku me qumështin e ngrohtë, 1 gotë ujë, kripë, piper, arrë moskat dhe e shtojmë në tavë. Në fund e spërkasim me djathë kaçkavall dhe e vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 30-40 minuta.