Tavë me mish qingji dhe bishtaja nga zonja Vjollca

13 Prill 2021, 10:07

Tavë me mish qingji dhe bishtaja

Përbërësit:

700 gr mish qingji

800 gr bishtaja të verdha

2 qepë ( mesatare)

2 thelpi hudhra

2 domate

1/2 spec pikant

1/2 filxhan pure domate

kripë dhe piper të zi

2 lugë gjelle majdanoz i grirë

Përgatitja:

Pastrojmë bishtajat dhe I presim ato në copa mesatare. Vendosim një tenxhere me ujë të valuar me kripë dhe në  momentin që zien shtojmë bishtajat dhe i lëmë të ziejnë për 15-20 minuta.

Gjatë kohës që ziejë bishtajat në një tenxhere ngrohim vajin dhe kaurdisim qepën sa të bëhet transparante. Shtojmë copat e mishit dhe vazhdojmë kaurdisjen sëbashku, hudhrat e grira, pak spec pikant të qëruar nga lëkura në copa dhe I përziejmë sëbashku. Shtojmë puren e domates shtojmë domatet shtojmë ujë nga tenxherja që ziejnë bishtajat sa të mbushen mishi dhe e lëmë mishin të ziejë për 20 minuta.

Vendosim në një tepsi bishtajat mbi të vendosim copat e mishit, shtojmë dhe lëngun me domate në një nivel me bishtajet dhe e vendosim në furrë në temperaturë 180-190 gradë Celsius për 35-40 minuta. Më pas gjithçka gati për tu servirur.

Shënim: Nëse bishtajat i doni me më shumë lëng mund të shtoni pak më tepër gjithmonë nga uji që zjenë bishtajat.