Tavë me patëllxhanë në furrë nga zonja Albana

2 Qershor 2022, 11:41 | Përditesimi i fundit: 2022-06-02 11:47:52

Tavë me patëllxhanë në furrë nga zonja Albana

Përbërësit:

  • 500 gr mish
  • 1 kg patëllxhanë
  • 2 qepë
  • 2 thelpinj hudhër
  • 2 lgj salcë ose 3 domate
  • kripë, piper, rigon

Përgatitja:

Kaurdisim qepën me mishin, shtojmë hudhrën, domaten dhe e lëmë të ziejë duke i shtuar edhe ujin. Në momentin që ka pak ujë, shtojmë patëllxhanët, i lëmë të ziejnë duke shtuar ujë gradualisht, e rregullojmë shijen me erëzat.