Tavë me pulë dhe pilaf nga zonja Vjollca

25 Janar 2021, 11:21 | Përditesimi i fundit: 2021-01-25 11:32:54

Tavë me pulë dhe pilaf

Pwrbwrwsit: 

800 gr mish pule

1 qepë mesatare

300 gr oriz

kripë dhe piper të zi

1/2 lugë kafe piper të kuq

3 lugë gjelle vaj ulliri

1 lugë gjelle gjalp 

Përgatitja:

Vendos në zjarr një tenxhere me 1 litër ujë të valojë në momentet që uji zien shtojmë në të copat e pulës dhe I lë të ziejnë për 20 minuta gjatë zierjes , shtojmë dhe kripën.

Ndërkohë në një tigan të thellë ngrohim vaj, qepën në kubikë e kaurdisim mirë deri sa qepa të bëhet transparante. Shtojmë orizin dhe e kaurdisim sëbashku me qepën për 3-4 minuta. Shtojmë piper të zi, ½ lugë kafe piper të kuq dhe e shënojmë me 1/2  e lëngut të pulës. E shtrojmë orizin në një tvë mbi të vendosim copat e pulës tek tuk mbi copat e pulës vendosim disa copëza të vogla gjalpi. Shtojmë dhe lëngun e pulës 1/2 që mbeti deri sa nivelojmë orizin dhe  lëngu të jetë baraz e mbulojmë me letër alumini dhe e vendosim në furrë në tempraturë 200 gradë Celsius për 20-25 minuta më pas largojmë letrën e aluminit dhe vendosim përsëri në furrë për 7-10 minuta deri sa të marr mishi një ngjyrë të artë.