Tavë me qefull dhe qepë në furrë nga zonja Vjollca

8 Dhjetor 2020, 10:51

Tavë me qefull dhe qepë në furrë 
1.2 kg peshk
800 gr qepë të thata
2 filxhanë kafe vaj
2 kokë hudhra
1 filxhan çaji pure domate
1 lugë çaji sheqer 
kripë dhe piper të zi
2 gjethe dafinë
2-3 lugë gjelle uthull 
1/2 gotë verë të bardhë 
pak miell për pudrosjen e peshkut
2 lugë gjelle majdanoz I grirë 
Përgatitja:
Presim peshkun. Qepët I presim më katërsh. Huhdrat I presim vetëm pak në majë dhe tek bishti. Peshkun e pudrosim pak me miell dhe e skuqim. Në tiganin e peshkut shtojmë pak vaj dhe sheqer, 150 ml ujë. I lëmë qepët të vlojnë dhe shtojmë pak uthull e mjadanoz. Vnedosim qepën në një tavë, shtojmë në të dafinë. Vendosim copat e peshkut dhe më pas spërkatim me pak verë. vendosim tavën në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 20-25 minuta.