Tavë verore nga zonja Albana

5 Korrik 2022, 11:31

Tavë verore

Përbërësit:

  • 2 qepë
  • 3 domate
  • ½ lgj salcë domate
  • 2 speca
  • 2 kunguj
  • 1 dorë bamje
  • 2-3 patëllxhanë
  • 2 thelpinj hudhër
  • 1 filxhan vaj
  • Spec i kuq pluhur
  • Kripë, piper, rigon

Përgatitja:

Skuqim patëllxhanët, shtojmë bamjet,  dhe i largojmë në një letër kuzhne. Në një enë tjetër, shtojmë pak vaj, kaurdisim qepën, dhe më pas domatet. Shtojmë të gjitha erëzat sikurse edhe hudhrën, i lëmë të ziejnë pak dhe i bashkojmë me të gjitha perimet në një tenxhere. I lëmë dy minuta derisa të unfikohen shijet, i shtojmë në një tavë për pjekje në 180 gradë për 35 minuta. Më pas e lëmë të ftohet dhe është gati për servirje.