Të rinjtë e Akademisë së Forcave të Armatosura marrin kartat e studentit, Veliaj: Privilegj për qytetin t’iu shërbejmë forcave elitë

30 Shtator 2021, 14:50

Akreditimi i Akademisë së Forcave të Armatosura, si një institucion i arsimit të lartë për herë të parë në vitin 2020, kur u hapën dhe programet e para Bachelor, ka ngjallur interes të lartë të të rinjve për degët e hapura në shkollën që formon forcat elitë të mbrojtjes. Së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u takua me studentët e parë të shkollës ushtarake për të shpërndarë Kartat e Studentit, përmes të cilave Bashkia e Tiranës u ofron 1450 shërbime të ndryshme falas, ose me çmim të reduktuar mijëra të rinjve në kryeqytet.