Teknologjia flet shqip, aplikacioni që nxit përdoruesit të luajnë e fitojnë

22 Nëntor 2023, 12:56

Shqiptarët tashmë kanë në dorë një aplikacion të ri të themeluar nga të rinj me ambicje dhe intuitë të madhe në fushën e teknologjisë. Gramoz Todori, themeluesi i "Markon" tregoi për "Rreze Dielli" si lindi kjo risi dhe çfarë të rejash sjell për përdoruesit shqiptarë. "Aplikacioni është shumë i lehtë për tu përdorur dhe ka një dizajn shumë intuitiv për eksperiencën e përdoruesve. Qëllimi i Markon është që përdoruesit të ndërveprojnë me kompanitë me një qasje të re motivimi, shpërblimi dhe argëtimi" - shpjegoi Todori. Ndërkohë, kjo risi është vlerësuar edhe me çmimin e inovacionit të vitit.