Tiranë/ Asfaltohet rruga ‘Xhoxhi Martini’ në Njësinë 2! Drejtori i bashkisë: Ndërhyrje të tjera për transformimin e lagjes

8 Tetor 2023, 15:11

Një tjetër rrugë në kryeqytet po i bashkohet listës së investimeve të përfunduara. Bashkia e Tiranës ka nisur asfaltimin e rrugës “Xhoxhi Martini” dhe rrugicave lidhëse mes bllokut të pallateve në Njësinë 2, duke I dhënë një tjetër pamje kësaj zonë të rëndësishme.