Tiranë, gjimnaz i ri në Krrabë, Veliaj inspekton punimet

25 Gusht, 14:36

Gjimnazistët e Krrabës së shpejti do të kenë një shkollë të re dhe me standarde. Nisja e punimeve të shkollës së Mesme të Bashkuar, u inspektua nga Erion Veliaj i cili tha se Bashkia e Tiranës synon të ruajë të njëjtin standard infrastrukturor për shkollat si në periferi, si në zonën urbane.