Tiranës i shtohet autobusët elektrikë, Veliaj: Objektivi ynë, deri në vitin 2030 Tirana me flotë autobusësh 100% elektrike! 3 linja urbanësh me korsi të dedikuar

20 Prill 2022, 12:41 | Përditesimi i fundit: 2022-04-20 17:56:05

 

Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me ekspertët dhe agjencinë gjermane të GIZ-it, po studion planin për të kthyer tre linja ekzistuese me korsi të dedikuara për autobusët, me qëllim lëvizjen më shpejt të qytetarëve. Veliaj u shpreh sot se objektivi i Bashkisë së Tiranës është që në vitin 2030, 100% e flotës së autobusëve të jetë elektrike.