Tortelini me domate të pjekura dhe salcë borziloku të freskët nga zonja Albana

24 Mars 2023, 12:07 | Përditesimi i fundit: 2023-03-24 12:26:37

Tortelini me pesto genovese dhe domate të pjekura

Përbërësit:

  • 1 pako tortelini
  • 1 kavanoz pesto genovese
  • 500 gr domate të pjekura
  • 1 thelpi hudhër
  • Borzilok për shije
  • Vaj ulliri ekstra i virgjër
  • Kripë, piper i zi

Përgatitja:

Në një tenxhere vendosim ujë me pak kripë dhe sapo të marrë valë shtojmë tortelinit dhe i lëmë 5 minuta të ziejnë. Ndërkohë në një tigan ngrohim pak vaj ulliri, vendosim një thelpi hudhër dhe domatet qershi të prera në gjysëm. Sapo të fillojë rrudhosja e lëkurës së domateve shtojmë peston gjenoveze. E lemë salcën të lidhet për pak minuta, rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe i servirim tortelinit së bashku me salcën e përgatitur.