Trajtimi i Veshit të mesëm, metodat më efikase për të larguar marramendjen nga Ylli Merja

8 Maj 2023, 13:32 | Përditesimi i fundit: 2023-05-08 13:34:14

Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti" në emisionin "Rreze Dielli" me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja u ndalëm në sëmundjet e veshit në përgjithësi si dhe të veshit të mesëm, simptomat, pasojat dhe ndërlikimet shëndetësore. Vertigo apo marramendja është një nga shenjat e para më dalluese që na sinjalizon për sëmundjen e veshit të mesëm. Por kjo sindromë mund të vijë nga shumë probleme shëndetësore siç është dhe çervikalja. Marramendja është shqetësuese pasi na ndryshon cilësinë e jetës, ndonjëherë mund të jetë madje dhe kërcënuese duke bërë që ta kemi të pamundur të ecim, të lëvizin, të kalojmë rrugën etj.

Shkaqet e sëmundjeve të veshit janë: infeksionet virale, bakteriale, myku; futja e ujit në vesh; prishja e florës bakteriale, rrjedhja e veshit; bllokimi i hundëve nga virozat; përhapja e ekzemës në vesh; çervikalja; infeksioni i veshit të mesëm. Që në kohët e lashta janë të njohura trajtimet me bimë të ndryshme mjekësore për kurimin e sëmundjeve të veshit. Specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja këshillon dhe rekomandon trajtimin alternativ si një metodë shumë efikase.