Receta e ditës - Mish qingji tavë me pestil dhe Spinaq me oriz / Pjesa e parë

6 Shtator 2019, 11:08 | Përditesimi i fundit: 2019-09-06 13:14:54

Receta e parë: Mish qingji tavë me pestil

Përbërësit:

800 gr  mish qingji

3-4 qepë mesatare

1 copë pestil

Vaj ulliri

1 fk oriz

1 lç piper i kuq

Kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

Presim mishin në racione dhe e vendsoim për të zier. Presim pestilin në copëza të vogla dhe e evendosim në ujë të vakët që të zbutet. Në një tenxhere skuqim qepën e grirë hollë. Shtojmë piperin, lëngun e mishit dhe lëmë qepën që të ziejë. Pak më vonë shtojmë dhe orizin, pestilin dhe e lëmë të ziejë deri sa orizi të ziejë plotësisht.

Vendosim copat e mishit në tavë. Shtojmë sipër qepën e përgatitur dhe vendosim tavën në furrën e parangrohur për 20 minuta.