Zbulimi tronditës i dy trupave të alienëve, publikuar ditë më parë në mediat botërore po shokon botën. A janë këto, prova të supozuara të jetës aliene? Çfarë thotë ufologu ynë Jofiel Koço?
Pak ditë më parë, trupat e dy qenieve të supozuara ‘jo-njerëzore’ u prezantuan në një seance dëgjimore gjatë një Kongresi në Mexico City, një zbulim që ka shkaktuar kuriozitet por dhe tronditje njëkohësisht. Gazetari dhe studiuesi meksikan, Jaime Maussan, i specializuar në studimin e jetës së mundshme jashtëtokësore, mahniti anëtarët e Dhomës së Deputetëve, gjatë një seance kushtuar fenomenit të UFO-ve, duke paraqitur trupat e mumifikuar të dy qenieve të supozuara jonjerëzore. Mbetjet e fosilizuara të individëve jashtëtokësorë datojnë 1000 vjet më parë. Sipas studiuesit, këto trupa, sipas testeve do të paraqesin një trashëgimi gjenetike që është të paktën 30% e ndryshme nga ajo e njerëzve, dhe natyra e jashtëzakonshme e fenomenit është se kjo është hera e parë që jeta jashtëtokësore paraqitet në këtë formë.