Turli me mish të grirë nga zonja Vjollca

27 Janar 2021, 11:30 | Përditesimi i fundit: 2021-01-27 12:30:10

Turli me mish të grirë

Përbërësit:

350 gr mish të grirë

2 qepë mesatare

6 thelpi hudhra

4 patate mesatare

2 speca të kuq

2 speca jeshil dhe pikant

1-2 patëllxhanë

3 domate

1 lugë gjelle salcë domate

1 lugë çaji piper I kuq

kripë dhe piper të zi

1/2 lugë çaji kumin

pak vaj ulliri

Përgatitja:

Në një tigan të thellë ngrohim vajin dhe kaurdisim qepën në fije sa të zbutet shtojmë mishin dhe e kaurdisim sëbashku deri sa mishit ë ndryshojë ngjyrë shtjmë specat, patëllxhanët dhe I përziejmë sëbashku për 5 minuta, domatet I përziejmë ngadalë dhe I vendosim kapakun për 5 minuta. Shtojmë kripë, piper dhe hudhrat në feta, erzat dhe përsëri I përziejmë ngadalë shtojmë ujë të valuar nga 1 filxhan caji. Asnjëherë nuk I mbulojëm perimet mund të jetë fillimisht baraz me niveline  tyre ulim temperaturën në mestaare dhe I lëmë të ziejnë ngadalë për 30 minuta duke e kontrolluar herë pas here.