Asim Picarit humbi gjurmët më 5 mars të këtij viti nga Vora, por falë emisionit ’Pa Gjurmë’ gjendet 45-vjeçari. Falë fotos që mbërriti në adresë të programit nga njw dëshmitare, gjatë transmetimit live 45-vjeçari u gjet në zonën e Babrrusë në Tiranë. Puntatën e kësaj të enjte sapo në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV u bë publike humbja e Asim Picarit nga Vora ishte i menjëhershëm reagimi qytetar. Brenda një ore transmetim live falë fotos, që mbërriti në adresë të programit u bë e mundur gjetja e 45-vjeçarit në zonën e Babrrusë në Tiranë. Me shfaqjen e imazhit të një personi në pozicionin e krrusur, nëna Sulltane dhe e motra Elisabeta të ftuara në studio me lot në sy konfirmuan se ishte Asim Picari, i cili rezultonte i humbur mesditën e 5 marsit. 45-vjecari, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor ishte konfliktuar me familjarët dhe në grindje e sipër ata kishin njofuar policinë. Këta të fundit kishin shoqëruar autoambulancën e cila do të dërgonte Asimin drejt Spitalit Psikiatrik. Por dy ditë më pas, kur familjarët janë paraqitur në spital për të mësuar për gjendjen shëndetësore të Asim Pacarit bluzat e bardha u kanë pohuar se nuk rezultonte asnjë pacient i regjistruar me këtë emër. Nëna akuzon se djali i saj u la në mes të rrugës nga Policia. Motra: Ky është ky. Ky është 100 përqind. Është me të njëjtën veshje që ka dalë atë ditë nga stëpia. Nëna: Ai është, më rëntë pika nënës. Ai është djali im as nuk diskutohet E motra kërkoi sqarime pranë komisariatit të policisë Vorë, por kishte marr asnjë përgjigje. Për këtë arsye ajo iu drejtua emisionit ’Pa Gjurmë’ kur falë dëshmive të mbërritura gjatë transmetimit live u bë e mundur gjetja e Asimit, pas fotos së shkrepur tri ditë më parë nga një qytetare. Ishte i mërzitur por jo agresiv. Thjeshtë acarohej dhe unë për këtë unë lajmërova ambulancën. Ata më thanë se nuk vinin dot nëse nuk shoqëroheshin nga policia. Ndërkohë njoftova policinë dhe ata erdhën. Ndërkohë Asimin e nisëm me ambulancë drejt spitalit. Ne nuk shkuam menjëherë, por inspektori i zonës na tha që e kishin shtruar në spital. Ne shkuam atje pas disa ditësh dhe na thanë që ky pacient me këtë emër nuk është regjistruar këtu dhe as në urgjencë. Kur shkuam herët në mëngjes me Policinë e Vorës na thanë se kishte ikur nga Spitali. Që kur hipi në ambulancë nuk dihej më asgjë për të. Asim Picari ka lindur me probleme të shëndetit mendor, dhe sisa herë ka qenë i shtruar në Spitalin Psikiatrik, në Tiranë. Pavarësisht gjëndjes sëtij ai nuk ishte larguar asnjëherë nga shtëpia.
U ikën mjekëve dhe policisë,’Pa Gjurmë’e gjen brenda orës!Përlotet nëna kur sheh djalin
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
20 Nëntor, 01:24
-
Pa Gjurme-‘Po më vdiq nëna, me kë do të jetoj?’/Djali i sëmurë:Motrat e vëllezërit më kanë braktisur
19 Nëntor, 00:23 -
Pa Gjurme-“Me karrocën e barit nxjerr vajzën në oborr”/Qan nëna: 28 vjeçe, s’ka ecur e folur kurrë!
18 Nëntor, 01:42 -
Pa Gjurme-‘Lashë punën, xhelozonte për pronarin’/Gruaja:Vajza e denoncoi pasi tentoi të më godiste
13 Nëntor, 17:52 -
Pa Gjurme-‘Ia fala tradhtinë 3 herë, ajo nuk ndalej’/44-vjeçari:Më la fëmijët dhe iku me të dashurin
12 Nëntor, 17:00 -
Pa Gjurme-A është rrëmbyer Saxhide Disha?/I biri:Gjurmët e nënës i zbulova,ishte shumë afër shtëpisë
10 Nëntor, 17:49 -
Pa Gjurme-‘Nuk ia donim nusen, ajo na i largoi djalin’/Përballja vjehërr-nuse:Ku e zhduke tim bir?
10 Nëntor, 16:31 -
Pa Gjurme –10 mijë € për nënën e zhdukur!/Doli nga burgu pas 12 vitesh, zhduket edhe 34-vjeçari!
4 Nëntor, 17:53 -
Pa Gjurme-‘Flemë të uritur, s’kemi lekë as për ilaçe’/Çifti i moshuar: Na ndihmoni të jetojmë!
2 Nëntor, 20:22 -
Pa Gjurme- PËRBALLJE E FORTË BURRË–GRUA | Ajo: Më doje për para/ Ai: Mos mashtro, trego të vërtetën!
30 Tetor, 16:49 -
Pa Gjurme-‘Më trego ku e kam djalin!’/Përballja babë-shok për Entolin: Më telefonoi duke qarë!
29 Tetor, 17:23 -
Pa Gjurme-‘Gruaja e la, djali plagosi të dashurin e saj’/Babai: Doli nga burgu dhe m’u zhduk
22 Tetor, 12:41 -
Pa Gjurme- ‘Nëna vdiq, babai e la motrën në jetimore’/ Vëllai: E pashë Lizën në TV dhe dua ta njoh
9 Korrik, 18:04 -
Emisioni i plotë "Pa Gjurme" – “Foli me të fejuarën dhe fiku telefonin”/ Motra: Kam frikë se ka gabuar diku…
18 Qershor, 07:48 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme' - Ekskluzive/Thyen heshtjen vëllai i Eglant Koçit: S’dua ta besoj, ai i thërriste mamasë sime ‘o nënë’
10 Qershor, 23:09 -
Ekskluzive/ Dyshohet se u vra, vëllai i Eglant Koçit thyen heshtjen në ‘Pa Gjurmë’: Nuk dua ta besoj se ai është autori, i thërriste mamasë sime ‘o nënë’
10 Qershor, 17:33 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Kam mall për shokët e jetës’/I moshuari kërkon 2 miqtë që humbi pas ushtrisë e viteve ’90
3 Qershor, 17:38 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| 'Më la me tre fëmijët dhe iku me tjetrin’/I riu: Hodha poshtë babain, por ajo më tradhtoi
2 Qershor, 18:28 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Premtoi se do të vinte për festa, iku dhe la gruan’/Vëllai:Kishte dy pasaporta,dyshoj se…
1 Qershor, 17:36 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘27 vite që si kam parë fëmijët’ Babai: Gruaja më iku kur isha në punë, vëllezërit e saj…
29 Maj, 17:23
